Lady Gaga së fundmi ka ndarë në profilin e saj në Instagram arsyet se pse u tërhoq për një kohë nga publiku.
Përkatësisht, ajo ka ndarë një tekst më të gjatë në profilin e saj me më shumë se 55 milionë ndjekës në këtë rrjet social. Ajo shprehet se e ndjen për detyrë t’i drejtohet fansave të saj, pasi prej kohësh nuk publikon informacione konkrete për jetën dhe karrierën e saj.
“Që nga vera e kaluar, unë kam përjetuar krijimtarinë time në një mënyrë vërtet të veçantë dhe private. Kam shkruar dhe prodhuar muzikë për një projekt të veçantë, kam kaluar muaj duke u përgatitur për personazhin tim në ‘Joker’, kam drejtuar start-up-in tim Haus Labs, jam angazhuar në punë filantropike, si dhe punova në montimin e filmit ‘The Chromatica Ball”, theksoi Lady Gaga, shkruan Katror.info.
Ajo shprehet se asnjëherë nuk ka qenë aq e plotësuar sa tani kur merret me punë humanitare dhe duke krijuar art.
“Ndoshta nuk shpërndaj aq shumë në internet sa kam bërë në të kaluarën, por shpresoj ta dini se kjo kohë për mua ka qenë jashtëzakonisht shëruese për zemrën, mendjen, trupin dhe krijimtarinë time – të kem jetën time që është vetëm për mua”, tha ajo.
Ajo ka shpjeguar se ende i do adhuruesit e saj dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë dhe se mezi pret të dalë në treg “The Chromatic Ball”, për të cilin po punon shumë. Ajo shpreson që njerëzit të pëlqejnë artin që ajo krijon dhe që adhuruesit të mos kenë nevojë të shqetësohen për të. /Katror.info