Vetë fakti që ti e ke hap këtë lajm, tregon se ti je adhurues i çokollatës.
E sot për ty kemi veç lajme të mira. Një studim thotë se konsumimi i rregullt i çokollatës lidhet me funksion ma të mirë të trurit.
Ky studim, i publikuar në gazetën Appetite, thotë se personat që konsumojnë çokollatë tregojnë performancë ma të mirë të funksionit njohës në tru.
Hulumtuesit analizuan të dhënat e mbledhura gjatë një studimi të mëhershëm i cili ishte mbajtur në New York, duke matur konsumimin e çokollatës dhe rrezikun nga faktorët e sëmundjeve kardiovaskulare.
Pjesëmarrësit i’u nënshtruan shumë testeve të dizajnuara për të matur funksionin e tyre njohës dhe gjetën se konsumimi i çokollatës ishte i lidhur me performancë më të mirë në teste, shkruan ABCnews.
Hulumtuesit sugjerojnë se konsumimi i rregullt i çokollatës ndihmon në mbrojtjen kundër rënies së funksionit njohës në tru, i cili lidhet me moshën.