Në platformën e shërbimeve, e-Kosova, është lansuar një shërbim i ri për të gjithë përdoruesit.
Bëhet fjalë për parashtrimin e ankesave ndaj zyrtarëve policorë.
Platforma është mundësuar në bashkëpunim me Inspektoratin Policor.
“Në bashkëpunim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, në platformën eKosova u lansua shërbimi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se nëse pretendoni që u janë shkelur të drejtat tuaja nga zyrtarët policorë, ju mund të raportoni përmes shërbimit të lansuar duke ndjekur hapat si vijon:
1. Identifikohuni në Platformën eKosova;
2. Klikoni mbi “Shërbime”;
3. Klikoni mbi “Inspektoratet”;
4. Klikoni mbi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”.
Shërbimin e gjeni në këtë link: https://ekosova.rks-gov.net/Service/53
Përgatiti:
