Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka lansuar dy shërbime të reja elektronike në platformën shtetërore eKosova, të dedikuara për të huajt që qëndrojnë në Republikën e Kosovës.
Përmes këtyre shërbimeve, të huajt tani mund të caktojnë termine online për aplikimin për lejeqëndrim, duke shmangur radhët e gjata dhe duke e lehtësuar procesin administrativ.
Shërbimet e reja janë:
- Caktimi i terminit për aplikim për lejeqëndrim për herë të parë – Ky shërbim mundëson rezervimin e një terminit për individët që kërkojnë të aplikojnë për lejeqëndrim për herë të parë.
👉 Përdor shërbimin - Caktimi i terminit për aplikim për vazhdim të lejeqëndrimit – Për të huajt që tashmë posedojnë lejeqëndrim dhe kanë nevojë për vazhdim të saj.
👉 Përdor shërbimin
Këto shërbime janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për digjitalizimin e administratës publike dhe ofrimin e shërbimeve më efikase dhe më të qasshme për të gjithë qytetarët dhe banorët në Kosovë./Katror.info