katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Deputetët mblidhen sot për përpjekjen e 29-të të konstituimit të Kuvendit
    9 minutes ago
    Rënie e lehtë e temperaturave këtë javë
    25 minutes ago
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    1 day ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ermonela Jaho sjell magjinë e operës në zemër të Prishtinës
    4 minutes ago
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    1 day ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    1 day ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Let it Snow” nga Dean Martin – sinonim i festave dimërore
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“Let it Snow” nga Dean Martin – sinonim i festave dimërore

Last updated: 19/12/2024 7:13 AM
220 Shikime
Shpërndaje
Foto: Alle.travel

Kënga “Let It Snow” (Le të bjerë borë) është pjesë e rregullt e  festave të Krishtlindjes, ashtu si këngët “Rudolph the Red-Nosed Reindeer”, White Christmas, “Last Christmas” ose “All I Want for Christmas Is You.”

Por, ndryshe nga ato këngë, “Let It Snow” bashkë me “Jingle Bells, ”Frosty the Snowman”, “Winter Wonderland, “Sleigh Ride,” ose “Jingle Bell Rock,” edhe pse nuk kanë referenca festive, ato po ashtu janë standarde gjatë festave rreth Krishtlindjes.

“Let It Snow” megjithatë është ndër këngët më popullore të Krishtlindjeve dhe një nga dhjetë këngët më të mira të festave të të gjitha kohërave edhe pse kënga nuk ka të bëjë aspak me asnjë festë. Në mënyrë paradoksale, një valë vape në Kaliforni gjatë korrikut 1945 frymëzoi shkrimin e këngës.

Dean Martin – Let it Snow

Mundesh me e lexu edhe…

Deputetët mblidhen sot për përpjekjen e 29-të të konstituimit të Kuvendit

Sipas librit “Stories Behind Greatest Hits of Christmas” nga Ace Collins, kompozitorët dhe tekstshkruesit, Jule Styne  dhe Sammy Cahn e shkruan këngën në një ditë vape të korrikut në Hollywood.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kënga nuk kishte të bëjë me Krishtlindjet, por ishte thjesht një këngë romantike për arratisjen nga moti i ftohtë, e cila për ironi u frymëzua nga arratisja nga moti i ngrohtë në Kaliforni.

Ata donin t’i shpëtonin temperaturave të larta dhe imagjinuan një vend ose mot shumë më të freskët.

Kjo ishte ideja nga e cila lindi “Let It Snow!”. Jule Styne dhe tekstshkruesi Sammy Cahn, amerikant të gjeneratës së parë të lindur nga emigrantët hebrenj, nuk menduan se kënga e tyre do të bëhet njëra ndër sinonimet e festave të Krishtlindjeve.

Cahn Filloi me vargjet e para dhe Styne u përgjigj me melodi, ata vërtiteshin në dhomën e nxehtë duke u flladitur me këngën që e shkruanin për ditë të ftoh ta,dhe doli “Let It Snow, Let It Snow, Let It Snow”, si ishte titulli origjinal.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nuk është vetëm një nga këngët më të njohura dhe më të suksesshme të të gjitha kohërave, por është një model i shkrimit të mirë të këngëve. Melodia e gëzueshme është e mrekullueshme, lirika po ashtu, si në shumë këngë të tjera të mira, teksti përreth i jep kuptim titullit duke e vendosur atë me një histori specifike dhe të qartë.

Kënga këndon për dy të dashuruar të bllokuar në shtëpi nga një stuhi bore, të cilët bashkohen mbi zjarr të ngrohtë dhe kokoshka. Ashtu siç thoshte teksti:

“The weather outside is frightful /But the fire is so delightful /And since we’ve no place to go / Let It Snow Let It Snow Let It Snow”.

(Moti jashtë është i frikshëm / Por zjarri është kaq i lezetshëm / Dhe meqenëse nuk kemi ku të shkojmë / Le të bjerë borë! Le të bjerë borë! Le të bjerë borë!)

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kënga ishte menduar të jetë edhe argëtuese. Në kohën kur u shkrua “Let It Snow”, në kulturën popullore çdo përmbajtje seksuale duhej të fshihej me sugjerime dhe përfundime. Pra, vargu i dytë rrëshqet “The lights are turned way down low” dhe vazhdon, “When we finally kiss goodnight” (Dritat janë janë dobësuar / Kur më në fund puthemi për natën e mirë).

Në përgjithësi, këngë e shkruar shumë bukur, nga dy autorë mjeshtër të këngëve, që meriton statusin e saj si një klasik i Krishtlindjeve, edhe pse nuk përmenden Krishtlindjet ose ndonjë festë tjetër në këngë.

Kënga u incizua me titullin “Let It Snow, Let It Snow, Let It Snow” për herë të parë nga Vaughn Monroe dhe u publikua pas Ditës së Falënderimeve në 1945. Ajo u bë hit i madh deri në Krishtlindje po atë vit. Vaughn Monre ishte një këngëtar bariton, trumpetist dhe udhëheqës i Big Band, Ai ka dy yje në Hollywood Walk of Fame, një për albume dhe një për performancë në radio. Për gjeneratat më të reja versioni origjinal i Vaughn Monroe kur ai hyri për herë të parë në tabelën e Billboard më 22 dhjetor 1945, mund të dëgjohet në filmat aksion të viteve 1980 – 90, “Die Hard” me Bruce Willis. Por historia e këngës nuk mbaron me aq.

Vaughn Monroe – Let it Snow

Ashtu siç ndodh me shumë këngë të famshme festash, “Let It Snow” është trajtuar nga disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë së muzikës. Përpara se Dean Martin të regjistronte versionin e tij ikonik në vitin 1966 që konsiderohet si versioni klasik i këngës, Frank Sinatra publikoi këngën e tij në vitin 1950.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dean Martin regjistroi disa këngë Krishtlindjesh gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme si dhe një album të shkëlqyer pushimesh dimërore “A Winter Romance” (Një romancë dimërore), në 1959 ku për herë të parë ai e incizoi këngën me titull “Let it snow, Let it snow, Let it Snow”. Ky ishte album sezonal në kuptimin e plotë të fjalës, pasi siç sugjeron vetë titulli i saj, është një koleksion me melodi me temë dimri që përfshin në mënyrë të pashmangshme edhe disa këngë Krishtlindjesh. Martin, kishte vokali të qetë bariton dhe sipas Bing Crosby ai kishte zërin perfekt për këngët festive. Versioni i tij i “Let It Snow” i cili u shkurtua për album, është përshtatja më e mirë dhe më e njohur e një kënge që është bërë një klasik absolut i Krishtlindjeve.

Edhe tani pas gjashtë dekada e gjysmë, është e pamundur të mposhtet versioni i vitit 1959. Në dekadat e fundit, Doris Day, Jesicca Simpson, Rod Stewart, Jewel dhe shumë të tjerë i kanë kënduar versionet e tyre. Disa artistë kanë gjetur mënyra krijuese për ta bërë këngën klasike të tingëllojë e freskët, në 2005. Carly Simon lëshoi ​​​​një version nga këndvështrimi i mikpritësit të festës në vend të të ftuarit.

Kënga u bë aq ikonike sa që u interpretua në stile të ndryshme. Kate Rusby (folk), Louie Bellson (xhaz), Aaron Neville (soul), Randy Travis (country), Twisted Sister (heavy metal), Jeremih dhe Chance The Rapper (hip-hop) dhe Michael Bublé (pop). Edhe vetë Martinit i pëlqeu aq shumë, sa që ai ri-regjistroi një version në vitin 1966, si pjesë e albumit të Krishtlindjeve The Dean Martin.

Pasi shkruan një nga këngët dimërore më të njohura të të gjitha kohërave, Cahn dhe Styne të cilët më vonë fituan bashkë pesë çmime Oskar bashkuan sërish forcat për të shkruar një melodi rreth nostalgjisë për motin më të ngrohtë “The Things We Did Last Summer” (Gjërat që bëmë verën e kaluar). Kënga mbështetet në kujtimet e lumtura të verës për të kaluar më lehtë muajt e dimrit – një përmbysje e situatës që frymëzoi “Let It Snow”. “The Things We Did Last Summer” ishte një hit në Top 10 kur u publikua në 1946 dhe që atëherë është kënduar nga Dean Martin, Frank Sinatra, Bing Crosby dhe The Beach Boys.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Madhështia e Dean Martin (King Of The Cool) qëndron në sharmin e tij të lehtë, zërin e qetë dhe aftësinë për t’u lidhur me audiencën. Muzika e tij, e mbushur me ngrohtësi, romancë dhe humor, vazhdon të magjeps dëgjuesit edhe sot. Kontributet e tij në argëtim, qoftë përmes këngëve, filmave apo shfaqjeve televizive, kanë lënë një ndikim të përjetshëm në kulturën e popullarizuar.

Dean Martin ishte 78 vjeç kur vdiq, më 25 dhjetor, ditën Krishtlindjes1995, nga problemi me frymëmarrje në shtëpinë e tij në Beverly Hills. Regjisori Peter Bogdanovich citohet të ketë thonë “Fakti që Dean Martin vdiq në ditën e Krishtlindjeve ishte lloji i humorit të zi që ai mund të kishte bërë”, duke pas parasysh se Martin ishte edhe aktor dhe komedian ndër më të mirët të gjeneratës së tij. Megjithatë, shpirti i Martinit vazhdon dhe Krishtlindjet nuk do të ishin të njëjta pa këngët e tij. Pra “Let It Snow! – Le të bjerë borë! dhe gëzuar Krishtlindjet./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:Dean Martinkenge festashKrishtlindjetLast ChristmasLet it SnowmuzikepeopletopViti i RiWhite Christmas

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Vrapo Babadimër” – sjell gëzim dhe humanizëm
Artikulli i ardhshëm Oficeri i FSK-së merr çmimin Honor Graduate në SHBA 

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

80 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?