“Gravurë me ngjyrat e kohës”, e autores Ajne Ibërhysaj është libri që promovohet sot në galerinë Kultplus në Prishtinë, në ditën botërore të poezisë.
Sipas njoftimit, rreth librit do të flasin Agim Vinca e Ramë Oraca, ndërkohë, po kjo mbrëmje poetike do të shoqërohet edhe me prezantimin e ekspozitës kolektive nga artistët: Musë Prelvukaj, Skënder Idrizi, Bija Jasiqi, Merita Myderrizi Maloku dhe Agron Mulliqi.
Kjo mbrëmje me ngrohtësi poetike dhe ngrohtësi të ngjyrave është e hapur për të gjithë adhuruesit e librit dhe pikturës. /Katror.info
Përgatiti:
