Pamjet që shpesh prishen nga shtyllat e tensionit të lartë mund të marrin një formë krejt të re në Austri. Projekti kreativ “Austrian Power Giants” synon t’i shndërrojë këto struktura metalike në skulptura gjigante kafshësh, duke i dhënë peizazhit një pamje më artistike dhe simbolike, shkruan OGN Daily, transmeton Katror.info.
Ideja vjen nga kompania Austrian Power Grid, e cila propozon që secili nga nëntë rajonet federale të Austrisë të ketë një shtyllë të formuar si kafsha përfaqësuese e atij rajoni. Këto dizajne të frymëzuara nga natyra synojnë të krijojnë “një simbol për infrastrukturë miqësore me mjedisin, të forcojnë zhvillimin ekonomik dhe turizmin lokal, si dhe të rrisin pranueshmërinë publike ndaj projekteve të zgjerimit të rrjetit elektrik,” thuhet në deklaratën e kompanisë.

Megjithëse ende nuk dihet nëse shtyllat do të ndërtohen realisht, projekti është testuar paraprakisht për qëndrueshmëri statike dhe elektrike. Nëse realizohet, kjo nismë mund të hapë rrugën për dizajne të ngjashme edhe në vende të tjera – siç është propozuar më herët në Islandë.
Një mënyrë unike për të kthyer infrastrukturën e përditshme në art publik dhe për ta bërë teknologjinë pjesë të peizazhit natyror. /Katror.info
Burimi: Only Good News Daily
Përktheu dhe përshtati: Katror.info










