Xhudistja e Kosovës Loriana Kuka ka kaluar në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos në Baku të Azerbejxhanit.
Kuka në 1/8 e finales të kategorisë deri 78 kilogramë të dielën mposhti Marie Branserin nga Guinea. Ajo fitoi me ippon. Në rundin e parë e mposhti rusen Anastasiia Nuzhnenkova po ashtu me ippon.
Në çerekfinale Kuka do të përballet me gjermanen Anna Monta Olek./Katror.info