katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    8 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    8 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    1 day ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    7 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    8 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    8 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    24 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    8 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    23 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    23 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    24 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Lynyrd Skynyrd, krenari dhe muzikë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Lynyrd Skynyrd, krenari dhe muzikë

Last updated: 29/10/2023 9:53 AM
136 Shikime
Shpërndaje
Foto: lynyrdskynyrd.com

Historia relativisht e re e muzikës rock – kjo disiplinë unike që ‘tronditi’ gjysmën e dytë të shekullit të 20-të dhe vazhdon deri sot. është e rrethuar nga një seri imagjinare monumentesh për ata që vdiqën para kohe.

Buddy Holly, Jimi Hendrix, Jim Morrison, Janis Joplin, Brian Jones, Elvis Presley, John Lennon, John Bonham, Sid Vicious, Freddie Mercury, Kurt Cobain dhe shumë të tjerë nuk vdiqën nga pleqëria dhe në mënyrë paradoksale, largimet e tyre tragjike nga bota ndihmuan për të ngulitur vulën e pavdekësisë së zhanrit të tyre.

Një tragjedi rock ndodhi saktësisht 45 vjet më parë. Më 20 tetor 1977, aeroplani që transportonte grupin rock amerikan Lynyrd Skynyrd nga një koncert në Universitetin e Luizianës u rrëzua në kënetat pranë Gillsburg, Misisipi. Tre nga anëtarët e saj humbën jetën në rrënoja: këngëtari dhe fryma drejtuese Ronnie Van Zant, kitaristi Steve Gain dhe vokalistja Cassie Gain (motra e Steve Gain).

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Anëtarët të tjerë të grupit mbetën rëndë të lënduar. Aksidenti ndërpreu një karrierë premtuese – grupi ndali aktivitetet për një kohë të gjatë, të tjerët u ndanë për të ndjekur projektet e tyre dhe ata rifilluan aktivitetin me emrin origjinal dhe me një formacion të ndryshuar më 1991.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Që atëherë, grupi vazhdon të funksionojë me sukses, duke dhënë koncerte dhe xhirime, por vitet e famës më të madhe janë tashmë pas tyre.

Në mesin e viteve ‘70, Lynyrd Skynyrd kishte vendosur vërtet një “vulë” të mirë në botë. Në atë kohë, ata vlenin për një grup stil-krijues që përcaktoi me vendosmëri të ashtuquajturin rock jugor – një përzierje energjike e blues, boogie, country dhe hard rock, në rastin e tyre gjithashtu e mbushur me ndërveprim magjepsës dhe solo të gjata virtuoze të tri kitarave.

Fillimisht nga një grup nxënësish të shkollave të mesme nga Jacksonville, Florida, ata ngadalë por vazhdimisht u zhvilluan në një atraksion lokal dhe në një fenomen koncertesh nga fundi i viteve 1960 dhe kurorëzuan punën e tyre në vitet 1973-77 me publikimin e njëpasnjëshëm të pesë albumeve, secili prej të cilëve i përket fondit të artë të muzikës rock.

Foto: lynyrdskynyrd.com

Formacioni fillestar ishte Ronnie Van Zant, vokalist, Gary Rossington kitarist, Allen Collins kitarist, Larry Junstrom bas kitarë, dhe Bob Burns baterist.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Emri i çuditshëm i grupit thuhet se është një parafrazë e emrit të mësuesit të gjimnazit të shkollës së tyre Leonard Skinner, i cili ngacmonte “vajzat” vendase në vitet 1960. Për t’u tallur me të e patën ndryshuar emrin në “Lynyrd Skynyrd”.

Skinner njihej se urrente rokun dhe zbatonte një politikë me grusht të hekurt duke mos lejuar djemtë me flokë gjata të frekuentonin shkollën e mesme “Robert E. Lee.” Garry Rossington kitaristi i grupit e pat braktisur shkollën sepse ishte i lodhur nga mësuesit e tij që i bënin telashe për flokët e gjata. Megjithatë, më vonë, Skinner dhe Skynyrds u miqësuan dhe ai madje u ftua në një nga koncertet e tyre. Skinner gjithashtu lejoi grupin të përdorte një foto të shenjës të tij “Realty” për pjesën e brendshme të albumit të tyre të tretë, “Nuthin’ Fancy.”

Megjithëse Lynyrd Skynyrd i përkiste periudhës Hipi në SHBA, ata kishin pak të përbashkëta me liberalizmin intelektual universitar të hipive – ata ishin shumë të rrënjosur në patriotizmin dhe tradicionalizmin jugor.

Në komponimet e tyre ndoshta më të famshëm “Sweet Home Alabama” nga viti 1974, ata trajtuan në mënyrë ironike “Fëmijën e luleve” (hipi ikonën) Neil Young për këngët e tij kritike ndaj Jugut “Southern Man” dhe “Alabama” ku Neil Young kritikon krenarinë e tepërt të jugut amerikan.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në tekstet e tyre nuk gjejmë ndonjë përfshirje paqebërëse apo korrektësi politike, më tepër një romancë të thjeshtë udhëtimesh të gjata dhe heronjve të vetmuar në vende me pluhur, një festë krenarie, dashurie, besimi, punës së palodhur dhe gjithashtu kënaqësinë e uiskit.

Me pak fjalë, Lynyrd Skynyrd nuk janë për modernistët, eksperimentuesit apo alternativët. Megjithatë, dashamirët e modelit klasik të rock-ut të ndërtuar mirë dhe performuar mirë, ende i shijojnë ata edhe sot e kësaj dite si një shishe borboni të vjetëruar mirë.

“Pronounced ‘Lĕh-’nérd ‘Skin-’nérd”, (I shqiptuar ‘Lĕh-‘nérd ‘Skin-‘nérd) ishte albumi i parë i plotë i grupit i përbërë nga tetë këngë, duke përfshirë të famshmët e tyre “Free Bird” dhe “Simple Man”. U publikua më 13 gusht 1973.

“FreeBird”, (Zogu i lirë) është historia e një burri që i tregon një vajze arsyen që ai nuk mund të ndalet dhe të vendoset. Rreshti i parë i këngës është: “Nëse do të largohem nga këtu nesër, a do të më mbash mend akoma?” Kënga u frymëzua nga e dashura e kitaristit Allen Collins, Kathy, e cila i kishte bërë pikërisht këtë pyetje gjatë një zënke.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe pse kënga është nëntë minuta e tetë sekonda, vokalet mbarojnë në minutën e 4:55, pjesa tjetër është kombinim i solo kitarave.

Pasi Duane Allman i grupit Allman Brothers një legjendë tjetër e South Rokut vdiq në 1971, Skynyrd, kur preformonte këngën ia kushtonte këngën Allman-it. Soloja e dyfishtë e kitarës në fund është i njëjti stil si shumë këngë të hershme të Allman Brothers në të cilat luajti Duane.

“Free Bird” është gjithmonë kënga e fundit e luajtur në koncertet e tyre.

“Second Helping” (Ndihma e Dytë) ishte albumi i dytë i grupit i përbërë gjithashtu nga tetë këngë dhe përfshinte këngën e tyre më të suksesshme “Sweet Home Alabama”, (Alabama, Shtëpi e Dashur). Ai u publikua më 15 prill 1974.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dihet gjerësisht se “Sweet Home Alabama” u shkrua në kontrast me “Southern Man” dhe “Alabama” të Neil Young, të cilat ishin këngë që stereotipizonin jugun. Në to, Young u ankua për racistët që pa, por shumë mendojnë se kënga dërgon një mesazh të keq, se jugu është vetëm një vend mëkati. “Sweet Home Alabama” u shkrua për të nxjerrë në pah pjesët e bukura të Alabamës, si dhe për të thirrur veriun përmes një lirike për Watergate, duke u përpjekur të përcjellë se edhe veriu ka probleme që duhet t’i rregullojë.

Neil Young dhe Ronnie Zant në fakt repektonin njëri-tjetrin. Teksti i hapjes, “Turn it up” (Ngrite Lart) , kënduar nga Zant nuk ishte planifikuar. Ai fjalë për fjalë po i thoshte njërit prej inxhinierëve në studio që të ngrinte volumin në kufje. Por ata menduan se fjalët përziheshin mirë në këngë, ndaj u la në versionin final.

Kur u publikua “Sweet Home Alabama”, Guvernatori i Alabamës ishte George Wallace. Në këngë ata përveq që përmendin Neil Young ata përmendën edhe Guvernatorin e atëhershëm të Alabamës ku pas vargjeve “Në Birmingham ata e duan guvernatorin”, ata këndojnë Boo, boo, që në Amerikë përdoret për nënçmim. Guvernatori Wallace nuk dukej se i vuri re këro vargje. Ai madje ata i dekoroi me gradë nënkolonel nderi në milicinë e shtetit.

“Ne nuk jemi në politikë, nuk kemi arsimim dhe Wallace nuk di asgjë për rock and roll,” patën thënë atëherë grupi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Nuthin’ Fancy” (Asgjë e Zbukuruar) i përbërë nga tetë këngë, është albumi i tyre i tretë. Ky është albumi ku fotografia e Leonard Skinner shfaqet brenda. Albumi u inçizua për shtatëmbëdhjetë ditë dhe u publikua më 24 mars 1975. Ishte fundjava e Ditës së Punës të vitit 1976 kur Collins dhe Rossington u morën në pyetje nga policia gjatë përplasjeve me makinë. Përvoja e përplasjes me makinë të Rossington frymëzoi këngën “That Smell”.

“Gimme Back My Bullets” (Ma kthe mbrapa plumbin tim) është albumi i katërt i tyre i lëshuar më 2 shkurt 1976. Ai arriti numrin 20 në listën e albumeve të SHBA dhe u certifikua i artë më 20 janar 1981.

Albumi kishte tingull më të mprehtë se zakonisht, me një numër të madh kitarash, me të cilin grupi ndihej më komfort, po me një agresion të stuhishëm në ritëm.

Street Survivors u publikua tri ditë para tragjedisë më 17 tetor 1977. Albumi nxori në pah talentin e anëtarit më të ri të grupit, Steve Gaines. Zant ishte i mahnitur nga Gaines dhe madje vuri në dukje se shokët e grupit Skynyrd “do të jenë të gjithë nën hijen e tij një ditë.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 20 tetor 1977, tri ditë pas publikimit të albumit grupi u largua nga Greenville, Karolina e Jugut, pas një koncerti në Auditoriumin Memorial të Greenville dhe hipën në një aeroplan çarter rrugës për në Baton Rouge, ku ata ishin planifikuar të performonin në Universitetin Shtetëror të Luizianës.

Lynyrd Skynyrd

Afër fundit të fluturimit, aeroplanit Convair CV-240 me dy motorë i mbaroi karburanti. Pasi piloti dhe bashkëpiloti përcaktuan se aeroplani nuk kishte karburant të mjaftueshëm për t’u ulur në një aeroport aty pranë, ata tentuan pa sukses një ulje emergjente dhe u rrëzuan disa minuta para orës 19:00. në një zonë të pyllëzuar pranë Gillsburg, Mississippi.

Përplasja mori jetën e këngëtarit kryesor Ronnie Van Zant, kitaristin Steve Gaines dhe vokalistes Cassie Gaines. Vdiqën gjithashtu ndihmësi i menaxherit të turneut, Dean Kilpatrick, piloti Walter McCreary dhe bashkë-piloti William Grey Jr. Njëzet të tjerë në aeroplan mbijetuan, mes tyre anëtarët e grupit Allen Collins, Billy Powell, Artimus Pyle, Gary Rossington dhe Leon Wilkerson.

Artimus Pyle bateristi grupit i cili mbijetoi fatkeqësinë kujtonte: “Pak minuta para se të përplaseshim, Ronnie (vokalisti i grupit) u kthye në korridor të aeroplanit dhe u ndal në ndenjësen time, dhe unë ngrita sytë nga ai dhe ne i dhamë njëri-tjetrit një shtrëngim duarsh të vjetër hipi, jo një shtrëngim duarsh të rregullt, dhe kështu Ronnie buzëqeshi, ajo buzëqeshje e jashtëzakonshme e tij ai kishte një buzëqeshje të bukur…” (Nga Metalheadzone)

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ronnie Van Zant i kaloi momentet e tij të fundit duke shkuar lart e poshtë ulëseve, duke u thënë lamtumirë miqve, shokëve të grupit dhe kolegëve të tij. Nofka e Ronnie Van Zant ishte Mississippi Kid, por kur shokët e grupit u pyetën pse e quanin kështu, ata thanë se nuk e dinin. Pjesa ironike e pseudonimit të tij është se ai vdiq në Misisipi pikërisht jashtë Gillsburgut.

Trashëgimia e Lynyrd Skynyrd është një testament i fuqisë së qëndrueshme të rock and roll-it. Tingulli unik i grupit, ndërthurja e elementeve të rock-ut jugor, blues dhe country, i veçoi ata nga bashkëkohësit e tyre dhe hapi rrugën për muzikantë të tjerë të panumërt në vitet që pasuan. Por, përtej muzikës së tyre, Lynyrd Skynyrd përfaqësonte diçka më shumë: një simbol të krenarisë së jugut dhe vlerave amerikane.

Historia e Lynyrd Skynyrd ishte një histori magjepsëse, e mbushur me triumfe dhe tragjedi, pengesa dhe rikthime. Gjatë gjithë kësaj, grupi mbeti besnik ndaj vetes dhe fansave të tyre, duke ofruar muzikën më ikonike të shekullit të 20-të.

Ndërsa shohim pas në trashëgiminë e tyre me vite e edhe sot, tingujt e tyre vërehen në muzikën e Eric Clapton, ZZ Top, Rock Kid, Metallica, Guns and Roses, dhe shumë shumë të tjerëve. Më 28 nëntor 2005, Rock and Roll Hall of Fame njoftoi se Lynyrd Skynyrd do të pranohen në Rok and Roll Hall of Fame.

Foto: AP

Ceremoniali u mbajt në hotelin Waldorf Astoria në Manhattan më 13 mars 2006. Të pranuarit përfshinin Ronnie Van Zant, vëllau i Ronnie Van Zant, anëtarët e mbijetuar, Allen Collins, Gary Rossington, Ed King, Steve Gaines, Billy Powell, Leon Wilkeson, Bob Burns dhe Artimus Pyle./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:Al Riyadh tophistoriLynyrd SkynyrdmuzikepeoplerockSweet Home AlabamaTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Superliga e Kosovës vazhdon sot me tre ndeshje, pretendentët për titull zbresin në fushë
Artikulli i ardhshëm Donat Syla shpallet kampion i Ballkanit për të rinj

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

56 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?