Më 14 tetor Madonna do të nisë turin “Celebration”, duke festuar 40 vjetorin në skenën muzikore. Katër koncertet e para do të mbahen në arenën O2 të Londrës, ku rreth 80 mijë adhurues do të shijojnë performancën e saj dhe biletat për ato spektakle janë shitur prej kohësh.
Për ato katër shfaqje kanë mbetur vetëm 88 bileta dhe çmimet e tyre variojnë nga 300 deri në 5900 euro. Në vazhdim të turit, Madonna do të vizitojë Belgjikën, Danimarkën, Suedinë, Spanjën, Gjermaninë, Portugalinë, Francën, Italinë, Holandën dhe më pas qytete të kontinentit amerikan.
Kanë mbetur në dispozicion nga 100-200 bileta për shumicën e koncerteve në Evropë dhe sallat ku ata do të performojnë mund të strehojnë 15000 e më shumë njerëz.
Është interesante të theksohet se shumica e adhuruesve dëshirojnë të djekin shfaqjet e saj në Milano (23 dhe 25 nëntor). Për koncertin e parë kanë mbetur 255 bileta, për të dytin 276 dhe çmimet arrijnë shuma astronomike. Më e ulëta është rreth 300 euro, më e shtrenjta madje 15,454 euro.
Nëse marrim parasysh se gjatë turneut “Celebration”, Madonna do të mbajë 78 koncerte në Evropë dhe Amerikë, supozohet se ka gjasa që mbretëresha e popit të vendosë një rekord të ri për fitimet nga performancat. Është ajo që mban rekordin në listën e “Turne artistike të femrave me fitimet më të mëdha” sepse gjatë performancës së “Sticky and sweet” në 2008 dhe 2009, ajo fitoi të ardhura prej 411,000,000 dollarë. Në vend të dytë është turneu i saj “MDNA” i vitit 2012, kur fitoi 305,158,362 dollarë.
Vlerësimet aktuale të adhuruesve të Madonës thonë se ajo duhet të fitojë mbi 600 milionë dollarë nga turneu “Celebration”, pra afër tetë milionë për koncert./Katror.info