Madonna ka zbuluar së fundmi se për herë të parë është duke punuar me Max Martin për këngë të reja. Ajo këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter.
Ndërsa artistja aktualisht po përgatitet të nisë turneun e saj “Celebration Tour”, ajo konfirmoi se po punon në studio për të sjellë sa më shpejt projekte të reja. Max Martin është i njohur për dhjetëra hite në karrierën e tij, për të gjithë, nga Celine Dion te Backstreet Boys, Britney Spears, Katy Perry, Taylor Swift, Ariana Grande./Katror.info