Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në nivel rajonal dhe global.
Ministri Maqedonci theksoi gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë në çështjet me interes të përbashkët, duke adresuar zhvillimet aktuale dhe ndikimin e tyre në mjedisin e sigurisë.
Takimi vjen në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it për garantimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon./Katror.info









