Maratona e Tiranës për vitin 2024 do të çelë dyert ditën e dielë në kryeqytet, duke pritur 4000 vrapues nga e gjithë bota. Në lidhje me këtë organizim është ndërmarrë edhe një plan masash, mes të cilëve edhe ai i bllokimit të disa rrugëve.
Për këtë arsye, blloku i kufizuar nga rrugët: “Sami Frashëri”-“Myslym Shyri”-“Ibrahim Rugova”-Blv. “Zhan D’Ark” nuk do të ketë mundësi hyrje-dalje.
Gjithashtu, për arsye se do të jenë të bllokuara:
Rruga e Kavajës (Seg. Sheshi “Skënderbej”-“21 Dhjetori”)
Rruga “Ibrahim Rugova”
Rruga “Papa Gjon Pali II”
Bulevardi “Gjergj Fishta” (Seg. “Ibrahim Rugova”-“Astrit Balluku”)
Bulevardi “Bajram Curri” (Seg. “Njazi Demi”-“Ibrahim Rugova”),
automjetet nuk do të kenë mundësi të hyjnë dhe të dalin nga parkimet e mëposhtme:
Sheshparkimi Nëntokësor “Skënderbej”
Sheshparkimi Nëntokësor “Bulevardi i Ri”
Sheshparkimi Nëntokësor “Sheshi Italia”
Sheshparkimi “Infosoft”
Sheshparkimi “Frederik Shopen”
Sheshparkimi Nëntokësor “7 Xhuxhat””, është ky njoftimi zyrtar nga autoritetet. /Katror.info
Përgatiti:
