Gjykata ka vendosur në favor të Mariah Carey në padinë për të drejtat e autorit lidhur me hitin e saj të vitit 1994, ‘All I Want For Christmas Is You’.
Këngëtari Andy Stone, i njohur si Vince Vance, pretendoi se Carey kishte kopjuar elementë nga kënga e tij me të njëjtin titull.
Megjithatë, gjykatësja Mónica Ramírez Almadani vendosi se dy këngët nuk janë “thelbësisht të ngjashme” dhe i dha Carey dhe bashkë kompozitorit të saj Walter Afanasieff fitore.
Në padinë e tij, Stone argumentoi se kënga e Carey përmban një strukturë të ngjashme tematike dhe tekstuale me atë të tijën, duke përfshirë edhe motivin e refuzimit të dhuratave materiale në favor të dashurisë. Megjithatë, ekspertët e gjykatës konkluduan se këto janë “klishe të zakonshme të këngëve të Krishtlindjeve” dhe nuk përbëjnë shkelje të të drejtave të autorit. Gjithashtu, nuk u gjet asnjë provë që Carey të kishte dëgjuar më parë këngën e Stone.
Gjykata jo vetëm që e rrëzoi padinë, por gjithashtu urdhëroi Stone dhe avokatët e tij të paguajnë shpenzimet ligjore të Carey, duke i cilësuar argumentet e tyre si “të pabaza dhe të pakuptimta”./Albanian Post/Katror.info