Sopranoja me famë ndërkombëtare, Marigona Qerkezi, ka performuar shfaqjen e saj në Düsseldorf, ku mori komentet më të mira të artdashësve, shkruan albinfo.ch.
Ajo prezantoi shfaqjen në Deutsche Oper am Rhein.
Faleminderit Düsseldorf, për një mbrëmje të paharrueshme në debutimin e shtëpisë sime me Deutsche Oper am Rhein, si ‘Abigaille’ në “Nabucco”. Bravi tutti në ekipin e jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë skenës”, shprehet ajo.
Marigona Qerkezi është soprano e talentuar nga Kosova, e njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe shkathtësinë në rolet operistike. Ajo filloi shkollimin e saj muzikor herët, e udhëhequr nga nëna e saj, një mezo-soprane, dhe më vonë u diplomua në Universitetin e Arteve të Bukura në Prishtinë me diplomë si në këndim ashtu edhe në flaut. Krahas edukimit muzikor, Qerkezi ka diplomuar në Menaxhim Biznesi nga Universiteti Staffordshire./Katror.info