Regjisori amerikan, Martin Scorsese është fituesi i Ariut të Artë të nderit për Vepër Jetësore, i cili do t’i jepet atij në Berlinalen e 74-të në shkurt, njoftuan të enjten organizatorët e festivalit të famshëm të filmit në Berlin.
“Për këdo që e sheh filmin si një art që është në gjendje të formësojë një histori në mënyrë që të jetë në të njëjtën kohë universale dhe personale, Martin Scorsese është një model i patejkalueshëm… Prandaj është një kënaqësi dhe nder i madh për ne të përshëndesim edhe një herë një mik të madh të festivalit dhe t’i ndajmë çmimin tonë më të rëndësishëm të nderit”, thuhet në njoftimin për shtyp të regjisorëve Mariette Rissenbeek dhe Carl Chatrian.
Çmimi do t’i dorëzohet regjisorit amerikan në një ceremoni më 20 shkurt. Scorsese mori pjesë për herë të fundit në Berlinale në vitin 2008 me filmin e Rolling Stones, Shine a Light. Filmi më i fundit i Scorsese, The Killers of the Flower Moon, me Leonardo DiCaprio, është aktualisht në kinema.
Berlinale, që është një nga festivalet më të rëndësishme të filmit në botë së bashku me festivalet në Kanë dhe Venecia, do të zjvillohet nga 15 deri më 25 shkurt. /Katror.info