Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Save the Children lansuan projektin i cili synon fuqizimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, me njohuri dhe aftësi të duhura për punë të qëndrueshme.
Projekti “Fuqizimi i komuniteteve të cenueshme të Kosovës përmes qasjes më të mirë dhe të barabartë në tregun e punës” synon që të aftësojë nxënës nga këto komunitete me shkathtësi për t’iu qasur tregut të punës.
Përmes një njoftimi nga MASHT në rrjetin social Facebook, të martën është bërë e ditur se projekti synon të arrijë dy rezultate, së pari deri në qershor të vitit 2026 të sigurojë se 1050 djem dhe vajza të përfundojnë me sukses shkollimin e mesëm të ulët dhe së dyti, të sigurojë që deri në këtë kohë, 400 djem dhe vajza nga këto komunitete, përkatësisht nga Ferizaji, Fushë Kosova, Gjakova, Peja, Prizreni, Mitrovica e Jugut dhe Veiut, të fitojnë shkathtësi për t’iu qasur tregut të punës.

“Projekti nga i cili do të përfitojnë 12,850 vajza dhe djem nga 13 shkolla të mesme të ulëta dhe 13 shkolla profesionale, do të zabtohet në shtatë komuna të Kosovës” thuhet tutje në njoftim./Katror.info