Mbetjet e një anijeje të lashtë romake më shumë se 2000 vjeçare u gjeten në brigjet e Romës, njoftuan zyrtarët.
Anija e mallrave ndodhej pranë portit të Civitavecchia, rreth 80 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit italian, në shtratin e detit me rërë në një thellësi prej rreth 160 metrash, sipas deklaratës, raporton Reuters.
Anija, më shumë se 20 metra e gjatë dhe që daton nga shekulli I ose II para Krishtit, mbante qindra amfora që u gjetën kryesisht të paprekura, përcjell Katror.info.
Përgatiti:
