“Fllad i Verës” quhet kënga e dytë që bëri bashkë Mc Kreshën, Lyrical Son dhe Dhurata Dorën.
Treshja lansoi këngën vetëm pak minuta më parë.
Melodinë e kësaj kënge e realizuan vetë protagonistët, ndërkohë në tekst punuan dy reperët, Kresha dhe Festimi.
Kjo nuk është hera e parë që artistët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë ndërtuar një partneritet të fortë në skenën muzikore shqiptare ndër vite, duke sjellë projekte të suksesshme dhe duke krijuar një identitet të veçantë në hip-hopin shqiptar.
Nga ana tjetër, Dhurata Dora njihet për stilin e saj modern dhe energjik, duke sjellë një balancë të freskët në këtë bashkëpunim të ri veror. /Katror.info
Përgatiti:
