Më 24 prill do të nisë Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor.
Edicioni i 2-të i këtij panairi këtë vit do të mbahet në Prishtinë dhe do të organizohet nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK), Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit(QKLL) në Tiranë.
Kohëzgjatja e Panairit do të jetë prej 24 deri më 26 prill 2023 në e mjediset e ASHAK-ut.
Përveç organizatorëve të këtij panairi, sipas njoftimit të ASHAK-ut, botime e tyre do t’i prezantojnë edhe institute e universitete tjera nga Kosovës, Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi.
Kujtojmë se vitin e kaluar edicioni i parë i Panairi Mbarëkombëtar i Libri Akademik dhe Shkencor është organizuar në Tiranë./Katror.info
