Visari dhe Shkëlqim Korbi, dy vëllezër nga Gjilani që jetojnë në Zvicër kanë përfunduar një udhëtim 11-ditor me biçikleta drejt vendlindjes së tyre në qytetin e Gjilanit.
Në territorin e Kroacisë, atyre iu bashkua edhe vëllai tjetër, Fatlum Korbi, duke e bërë këtë rrugëtim edhe më të veçantë.
Bashkatdhetarët u pritën me ngrohtësi nga kryetari i komunës, Alban Hyseni, dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, theksoi mikpritjen e komunës për këta bashkatdhetarë, të cilët përshkuan 1600 kilometra me biçikleta nga Zvicra deri në Kosovë.
“Ky udhëtim 11-ditor nuk ishte thjesht një sfidë sportive, por një mesazh dashurie për atdheun, një dëshmi e lidhjes së pathyeshme me rrënjët, vendlindjen dhe njerëzit tanë. Mirë se vini në shtëpi”, tha Hyseni./Katror.info