katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Jack Kerouac, poezia, muzika dhe liria që ndryshuan Amerikën
    6 hours ago
    KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë
    16 hours ago
    Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
    20 hours ago
    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor
    20 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    16 hours ago
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    19 hours ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    1 day ago
    Mbahet konferenca rajonale “Youth Employment in the Western Balkans” në Prishtinë
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Tre filma të rinj të huaj xhirohen në Kosovë – njëri sjell historinë e Shpellës së Gadimes
    6 hours ago
    Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto
    20 hours ago
    Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë
    2 days ago
    Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    4 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    5 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    6 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    7 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    19 hours ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    5 days ago
    Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës
    2 days ago
    TDW: Tirana, destinacioni turistik më i preferuar në Ballkan
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Më e ranguara në botë, Distria synon atë që nuk e ka arritur asnjë xhudiste
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Më e ranguara në botë, Distria synon atë që nuk e ka arritur asnjë xhudiste

Last updated: 08/08/2023 9:27 PM
72 Shikime
Shpërndaje
Distria Krasniqi

Distria Krasniqi është kampione olimpike në xhudo. Ka dy medalje nga kampionatet botërore, titull e medalje evropiane dhe shumë e shumë medalje nga garat e mëdha të xhudos. Prej së hënës është edhe xhudistja më e ranguar në botë. Udhëheq në renditjen botërore të të gjitha kategorive.

Por 27-vjeçarja synon suksese të reja. Ndër të tjera, synon atë që deri më tani nuk e ka arritur asnjë xhudiste.

“Te xhudistët ka kampionë olimpikë në dy kategori të ndryshme. Por te xhudistet nuk ka ende të tilla. Shpresoj që unë të jem e para. Synimi im është që në ‘Parisi 2024’ të jem në podium. Por gjithmonë shpresojmë dhe punojmë për të artën olimpike”, ka thënë Distria Krasniqi të martën për KOHËN.

Mundesh me e lexu edhe…

Në “Tokio 2020”, ngjarjen e mbajtur në vitin 2021, Distria fitoi medaljen e artë olimpike në kategorinë deri 48 kilogramë. Në vjeshtën e atij viti kaloi në kategorinë deri 52 kilogramë. Pra tani synon medaljen e artë olimpike në kategorinë e re. Dy të arta në kategori të ndryshme është sukses ende i paarritur te xhudistet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Të premten Distria fitoi medaljen e argjendtë në Mastersin, në Budapest. Falë pikëve të fituara doli e para në ranglistën botërore. Ka më së shumti pikë prej të gjitha xhudisteve në botë – 8280. E dyta është japonezja Sazi Niizoe me 8.150 pikë. Niizoe i takon kategorisë deri në 70 kilogramë.

“Është ndjenjë shumë e mirë dhe jam shumë e lumtur që jam e renditur e para në botë për momentin, me më së shumti pikë nga të gjitha xhudistet”, ka theksuar Distria Krasniqi.

Ajo është e kënaqur me formën që po kalon. Thotë se forma është në rritje të vazhdueshme, ndërsa shton se ka shumë hapësirë për përmirësim.

“Është konkurrencë e çmendur dhe gjithmonë duhet të sjellësh risi”, thotë kampionia olimpike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Japonezja Uta Abe dhe francezja Amandine Buchard janë rivalet e mëdha të Distrisë. Në fakt Abe vazhdon të jetë dominuese në kategorinë deri 52 kg. Krasniqi e Buchard janë të vetmet që e rivalizojnë. Distria humbi nga francezja në finale të Mastersit.

“Po punoj shumë bashkë me trajnerin Driton Kuka në analizimin e të gjitha kundërshtareve, në veçanti të japonezes dhe francezes. Janë dy superxhudiste. Gjithmonë luftërat me to janë shumë të vështira dhe vetëm detajet më të vogla vendosin fitoren mes nesh. Japonezja Abe po e bën diferencën në kategorinë time. Por kjo më motivon edhe më shumë që të punoj për ta mposhtur aty ku duhet”, ka thënë Distria Krasniqi.

Trajneri Kuka është i njohur që xhudistët i përgatit që të arrijnë kulmin e formës në ngjarjet më të rëndësishme. I gjithë fokusi i tij është te Lojërat Olimpike, ngjarja më e madhe në sport. Dhe nuk përjashtohet një finale mes Distrisë dhe Uta Abes në “Parisi 2024”, ku natyrisht xhudistja kosovare do ta kërkonte suksesin.

Aktualisht Kosova i ka pesë xhudistë brenda zonës që siguron normë olimpike. Të gjithë pritet të jenë në Paris verën e ardhshme. Medalje të tjera synohen, ndërsa Distria është prej adutëve më të mëdhenj./Koha.net/Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:distriapeoplexhudiste

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Artistët që do të performojnë në koncertin e Capital T, “Time Capsule”
Artikulli i ardhshëm Radio Televizioni Zviceran raporton për zbulimin më të madh arkeologjik në Shqipëri

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Tre filma të rinj të huaj xhirohen në Kosovë – njëri sjell historinë e Shpellës së Gadimes

6 Shikime
People

Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto

16 Shikime
People

Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë

24 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?