Nëse keni vështirësi të mëdha për t’u ngritur nga shtrati në mëngjes, mund të jeni duke përjetuar një gjendje të quajtur “disani”.
Kjo është një formë ekstreme e lodhjes, e cila e bën të jashtëzakonshme nisjen e ditës, edhe kur jeni pushuar mjaftueshëm.
Disania është më shumë se thjesht një lodhje e zakonshme. Ajo mund të jetë shumë e rëndë dhe shpesh lidhet me probleme të shëndetit mendor si depresioni, ankthi, ose me kushte të tjera shëndetësore si lodhja kronike.
Kjo gjendje mund të ndikojë thellësisht në jetën e përditshme, duke e bërë të vështirë fillimin e aktivitetetve të ditës./TAR