Ndryshe nga shumë vende perëndimore, shoferët në venet tjera përgjithësisht nuk janë të interesuar të blejnë makina elektrike. Krahas argumenteve të shumta (çmimet e larta, mungesa e infrastrukturës së tarifimit, autonomia e pamjaftueshme e drejtimit…), do të përmendin edhe karikimin e ngadaltë. Dhe a është vërtet kështu?
Epo, kryesisht është. Kjo është arsyeja pse klubi gjerman i automobilave ADAC vendosi të testojë shpejtësinë e karikimit të makinave elektrike, shkruan Katror.info.
Sa më e lartë të jetë fuqia e karikimit të makinës elektrike, pra stacionit të karikimit, aq më shpejt makina elektrike ngarkohet me energji elektrike.
Ndërsa disa makina elektrike ngarkohen vetëm me 50 kW, për shembull, Audi e-tron GT gjeneron deri në 270 kW fuqi karikimi. Sidoqoftë, kjo varet jo vetëm nga fuqia maksimale e karikimit, por edhe nga e ashtuquajtura kurbë e karikimit.
Nëse fuqia maksimale arrihet vetëm për një kohë të shkurtër, nuk është aq e mirë sa kur makina elektrike ngarkohet me fuqi të lartë për kohë më të gjatë të mundshme.
Ngjashëm me diapazonin, faktori përcaktues kur karikoni një bateri është temperatura. Nëse bateria është shumë e ftohtë ose shumë e nxehtë, sistemi i menaxhimit në bateri redukton fuqinë e karikimit.
Për shembull, Tesla Model 3 ngarkoi energji elektrike të mjaftueshme për 332 kilometra në 30 minuta, me një shpejtësi mesatare karikimi prej 106 kW, ndërsa Porsche Taycan – i cili karikonte me dyfishin e fuqisë – ngarkoi vetëm 20 kilometra më shumë se Tesla në të njëjtën periudhë. Arsyeja është rënia e shpejtësisë së karikimit.
Megjithatë, në krye të listës është Hyundai Ioniq 6 2WD (me një kapacitet baterie prej 77.4 kWh) – ai ngarkoi dy herë më shumë energji elektrike, edhe për 492 km me një fuqi mesatare karikimi prej 190 kW në 30 minuta.
Volkswagen ID.3 (bateri 77 kWh), për shembull, në 30 minuta ngarkon energji elektrike të mjaftueshme për 292 kilometra, Tesla Model Y MR për 295 km, Peugeot e-208 për 200 km, MG 5 Gama maksimale për 201 km, BMW i4 eDrive 40 (me bateri 80.7 kWh) për 357 km, Renault Megane E-TECH EV60 për 224 km. /Katror.info