Atalanta shpërdoroi një shans të artë për të rezervuar një biletë për në 1/8 e Europa League teksa nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertë përballë Strum Graz.
Bergamaskët e gjeten veten në dizavantazh që në minutën e 13-të, por më pas stafetën e mori Muriel me një “dopietë”.
Fillimisht në minutën e 34-të rikthehu baraspeshën, ndërsa në fundin e pjesës së parë u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar italianët në avantazh.
Gjerat duket se po shkonin në favor të Atalanta-s teksa vendasit mbetën me 10-të lojtarë me fillimin e pjesës së dytë.
Pavarësisht epërsisë numerike, Atalanta u befasua në minutën e 80-të me austriakët që barazuan shifrat duke marrë një pikë.
Titullar dhe 90-minuta në fushë ishte qendërmbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti, i vlerësuat me notën 6, nota me e lartë në repartin mbrojtës.
“Përpiqet të vendos rregull edhe në momentet më të vështira, gabon më pak se sa shokët e tij të repartit”, shkruajnë mediat italiane./Katror.info