Baleti Kombëtar i Kosovës shënoi debutimin e tij të parë në Venecia, ku mediat italiane i kanë dhënë jehonë performancës së shfaqjes “Carmina Burana”.
Me koreografi nga Toni Candeloro, shfaqja u prezantua më 29 nëntor në skenën prestigjioze të Teatrit “Malibran”, pjesë e festivalit “VeneziainDanza 2025”.
Pas këtij prezantimi të rëndësishëm, Baleti Kombëtar i Kosovës do të udhëtojë për në Potenza, ku do të rikthehet me të njëjtën shfaqje më 1 dhjetor, duke vijuar suksesin e tij ndërkombëtar dhe duke promovuar artin kosovar përtej kufijve./Katror.info









