Futbollisti argjentinas Lionel Messi ka marrë një tjetër çmim.
E përditshmja franceze “L’Equipe”, e ka nderuar Messin me çmimin “Kampion i Kampionëve 2022”.
Me 808 pikë, Messi ka dalë në vendin e parë, para Kylian Mbappes që mblodhi 381 pikë.
Në Kupën e Botës në Katar, Messi e udhëhoqi skuadrën argjentinase drejt triumfit.
35-vjeçari u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut.
Messi është futbollisti i parë që e merr këtë çmim për herën e dytë.
Një sukses të tillë, ai e kishte arritur edhe në vitin 2011.
Sipas mediumit “L’Equipe”, “Kampion i Kampionëve” shpallet ai i cili shkëlqen më së shumti përgjatë një viti kalendarik.