Meta do të fillojë të etiketojë imazhet e krijuara nga OpenAI, Midjourney dhe produkte të tjera të inteligjencës artificiale.
Etiketat, që do të shfaqen në muajt e ardhshëm, do të identifikojnë imazhet e krijuara nga AI të postuara në Facebook, Instagram dhe Threads, përcjell Katror.info.
Imazhet e krijuara nga vetë mjeti i Metës do të etiketohen gjithashtu, shtoi Nick Clegg, presidenti i META për çështjet globale në një intervistë me “Good Morning America” të ABC të martën.
“Shpresoj se ky është një hap i madh përpara në përpjekjen për t’u siguruar që njerëzit të dinë se çfarë po shohin dhe ata e dinë se nga vjen ajo që po shikojnë,” tha Clegg për GMA.

Ai më tutje shtoi se ndërsa ndryshimi midis përmbajtjes njerëzore dhe asaj sintetike bëhet i paqartë, njerëzit duan të dinë se ku qëndron kufiri.
Etiketat, megjithatë, nuk do të jenë një “zgjidhje perfekte”, pranoi Clegg, duke përmendur shkallën dhe kompleksitetin e përmbajtjes së krijuar nga AI në platforma./Katror.info