Meta, kompania që zotëron rrjetet e mediave sociale Facebook dhe Instagram, ka mohuar detyrimin e përdoruesve për të ndjekur llogaritë zyrtare që u përkasin figurave të larta në administratën e re Trump.
Disa përdorues të platformave ishin ankuar pas inaugurimit të Donald Trump të hënën se ata ishin detyruar “automatikisht” të ndiqnin presidentin e ri, si dhe zëvendëspresidentin JD Vance dhe Zonjën e Parë Melania Trump.
Zëdhënësi i Meta, Andy Stone shpjegoi se llogaritë menaxhoheshin nga Shtëpia e Bardhë, e cila i kishte përditësuar ato për të pasqyruar pozicionet e reja.
“Kjo është e njëjta procedurë që kemi ndjekur gjatë tranzicionit të fundit presidencial”, ka shkruar ai në një deklaratë.
Ai shtoi se përmbajtja në llogaritë e menaxhuara nga Shtëpia e Bardhë ndryshon me çdo administratë të re, procedurë që Meta ndoqi gjatë tranzicionit të fundit presidencial.
Kjo vjen pasi përdoruesit u ankuan në platforma si Instagram dhe Threads se llogaritë e tyre filluan të ndiqnin llogaritë @POTUS, @VPOTUS dhe @FLOTUS pa asnjë veprim nga ana e tyre.
Disa thanë gjithashtu se “unfollow” (mos ndjekja) e llogarive nuk ka funksionuar. /Katror.info
Përgatiti:
