Microsoft ka prezantuar një çip të ri kuantik që mund të hapë rrugën për kompjuterë jashtëzakonisht të fuqishëm, të aftë për të zgjidhur probleme komplekse industriale dhe shoqërore.
Sipas Microsoft-it, ky çip revolucionar e afron informatiken kuantike me realitetin, duke shënuar një epokë të re në zgjidhjen e disa prej sfidave më të mëdha globale përmes teknologjisë, shkruan Positive News, transmeton Katror.info.
Në qendër të çipit Majorana 1 qëndron ‘topokonduktori’ i parë në botë, i cili krijon një gjendje të re të materies që nuk është as e ngurtë, as e lëngët dhe as gaz.

Microsoft e krahason këtë përparim me shpikjen e gjysmëpërçuesve, të cilët bënë të mundur futjen e fuqisë masive të përpunimit të të dhënave në pajisje të vogla, duke hapur rrugën për smartfonët modernë.
Microsoft beson se topokonduktorët ofrojnë një rrugë për ndërtimin e një çipi me një milion bita kuantikë, ose qubits njësia bazë e informacionit në informatikën kuantike – brenda disa viteve, në vend të dekadave.

Kjo do të krijonte një superkompjuter me më shumë fuqi përpunuese sesa të gjithë kompjuterët aktualë të botës së bashku.
“Kjo është një prag i nevojshëm që kompjuterët kuantikë të ofrojnë zgjidhje transformuese dhe reale – si shpërbërja e mikroplastikës në nënprodukte të padëmshme ose shpikja e materialeve vetëshëruese për ndërtim, prodhim apo kujdes shëndetësor,” tha Microsoft në një deklaratë. /Katror.info
Përgatiti:
