AC Milan ka konfirmuar emërimin e Sergio Conceição si trajnerin e ri të ekipit të parë të meshkujve, me një kontratë që do të zgjasë deri në qershor 2026. Klubi kuqezi shpalli lajmin me anë të një deklarate zyrtare, duke theksuar se trajneri portugez do të drejtojë Milanin për periudhën e ardhshme.
Në njoftim, AC Milan tha: “Sérgio Paulo Marceneiro da Conceição është emëruar trajneri kryesor i ekipit të parë të meshkujve të klubit deri më 30 qershor 2026.“
Pavarësisht spekulimeve në media, ku thuhej se Conceição do të kishte nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit me opsion për një vit të dytë, klubi e ka konfirmuar se marrëveshja do të jetë e vlefshme deri në vitin 2026.
Conceiçao ka mbërritur në Milano për të zëvendësuar Paulo Fonseca, i cili u shkarkua nga detyra pas një periudhe të shkurtër drejtorie. Ky ndryshim në pankinë u bë i ditur nga AC Milan mëngjesin e sotëm, me një deklaratë të shkurtër për shkarkimin e Fonseca-s./Katror.info