Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, priti në takim shefin e zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ku u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi, u theksua rëndësia e mbështetjes për zhvillimin e sektorëve të kulturës, rinisë dhe sportit, si dhe mundësitë për projekte të përbashkëta që do të kontribuonin në avancimin e politikave dhe praktikave në këto fusha.
Në njoftim thuhet se, Ministri Çeku dhe Ambasadori Orav riafirmuan angazhimin për të forcuar partneritetin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, duke krijuar mundësi të reja për komunitetin kulturor, të rinjtë dhe sportistët në Kosovë. /Katror.info
Përgatiti:
