Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar për nisjen e një tjetër projekti të madh në infrastrukturën sportive, e cila ka të bëjë me nisjen e ndërtimit të stadiumit të ri në qytetin e Suharekës.
MKRS thuhet se ka shpallur procedurat për stadiumin e ri të Suharekës, për të cilin i kanë ndarë 13 milionë euro.
Çeku, ka njoftuar se stadiumi i ri do të jetë i kategorisë 2 dhe do të ketë kapacitet prej 6518 ulësesh.
”Stadiumi për të cilin kemi ndarë 13 milionë euro, do të jetë i kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, dhe plotëson standardet më të larta ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Ai ka shtuar se sapo të kontraktohet operatori do të nis realizimi i punimeve. /Katror.info
Përgatiti:
