Ministria e Infrastrukturës, ka njoftuar se në trasen e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Dollc-Gjakovë L=31, do të realizohet minimi i masave të forta shkëmbore për zgjerimin e rrugës.
Punimet do të zhvillohen në pjesën e rrugës kah fshati Volljakë dhe sipas ministrisë, me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga ora 15:00 deri ne ora 15.30.
“Ju njoftojmë se nesër, në trasen e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Dollc-Gjakovë L=31, do të realizohet minimi Nr.1 i masave të forta shkëmbore për zgjerimin e rrugës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Përmes këtij njoftimi, Ministria ka bërë kërkesë që gjatë këtij intervali kohor të shfrytëzohen rrugët alternative. /Katror.info
Përgatiti:
