Filmi “Mission: Impossible – Dead Reckoning Part One” më në fund u lansua pas reklamave të shumta që u bënë për të në mbarë globin.
Ai për pesë ditë fitoi 80 milionë dollarë, edhe pse pritjet e industrisë së filmit ishin edhe më të mëdha.
Suksesin e tij e shtoi prezantimi jashtë SHBA-ve, ku nga 70 tregje fitoi 155 milionë dollarë.
Megjithatë edhe pse debutimi i tij shënon një prej hapjeve më të suskesshme në botë, ai nuk i afrohet me shifra të fitimeve filmit të lansuar vitin e kaluar “Top Gun: Maveric”.
Filmi “Dead Reckoning Part One” është i shtati në serinë e Mission Impossible që prej lansimit 27 vjeçar. Ai është vazhdim i filmit Mission Impossible Fallout që u debutua në vitin 2018. Rolin kryesor në të e luan aktori Tom Cruise. Ai paraqitet me rolin e Ethan Hunt.
Në të me role paraqiten edhe shumë aktorë të tjerë të mirënjohur.
Shifrat e fitimeve të tija në pesë ditët e shfaqjes afrohen me ato të filmit “Indiana Jones and the Dial of Destiny”, i cili në hapje në SHBA e Kanada fitoi 82 milionë dollarë.
Kompanitë si Paramount and Skydance presin më shumë fitim nga “Dead Reckoning”, i cili sipas të dhënave u realizua me një buxhet prej 291 milionë dollarëve./Katror.info