Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se në buxhetin e ri janë ndarë 10 milionë euro për të mbështetur Komunën e Prishtinës në projektin për jetësimin e Sallës Koncertale.
“Në buxhetin e ri, kemi ndarë 10 milionë euro, si dëshmi e gatishmërisë sonë për bashkëfinancim,” ka shkruar ai.
“Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve e ka dhënë pëlqimin përfundimtar për zbatimin e projektit, për hartimin e projektit zbatues, komunën e Prishtinës e kemi mbështetur me 800 mijë euro,” bëri të ditur ai.
Gjithashtu ai ka shtuar se janë të gatshëm për ta mbështetur komunën e Prishtinës edhe më tutje, sipas kërkesës së tyre.
Sipas tij tani është koha për të vepruar dhe jetësuar këtë projekt me rëndësi jetike për komunitetin artistik të kryeqytetit.
Salla koncertale parashihet të jetë në ish objektin Gërmia. /Katror.info
Përgatiti:
