Profesori universitar i Psikologjisë, Musa Musai nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka zgjedhur të flasë për sasinë e lodrave që duhet t’u blehet fëmijëve nga ana e prindërve.
Megjithëse ka shkrime ku thuhet se ato zhvillojnë intelegjencën e fëmijëve, sërish, edhe si në çdo sferë tjetër, edhe këtu, çdo gjë e tepërt bën dëm. Musai thotë se sasia e tepërt e lodrave mund të sjell disa probleme në zhvillimin e fëmijës.
Psikologu shkroi: “Sugjerimet e psikologëve lidhje me lodrat e fëmijëve dhe sasinë e tyre kanë për qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga disa probleme të natyrës së zhvillimit dhe optimalitetit të shëndetit mendor. Ndaj edhe përmendin dëmet e mundshme nga blerja e shumë lodrave për fëmijët:
1. Lodrat e tepërta e shpërqëndrojnë vëmendjen e fëmijëve, si dhe vështirësojnë përqëndrimin e tyre,
2. Pengojnë përjetimin e plotësimit shpirtëror,
3. Lozja e fëmijëve me lodra të gatshme e pengon dukshëm zhvillimin e imagjinatës së fëmijës,
4. Bëhet shkas për ndjesinë e arritjes në mënyrë të lehtë tek gjërat që i do,
5. Bëhet shkas për ngritjen e nivelit të ndjenjave të trazimit shpirtëror, inatit dhe zemërimit. Si dhe zvogëlohet komunikimi i tyre me prindët”./Katror.info