Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu. Temperaturat minimale: 13 – 19°C, temperaturat maksimale: 32-37°C, era fryn kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s,” njofton IHMK.
Sipas IHMK, këto masa ajrore, të cilat karakterizohen nga temperatura shumë të larta dhe përmbajtje të ulët të lagështisë, janë rezultat i qarkullimeve atmosferike që favorizojnë zhvendosjen e ajrit tropikal drejt veriut.
Indeksi UV do ë jetë i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit, moshat e shtyera , fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuara./Katror.info