Kjo fundjavë na përcolli me mot më të butë dhe reshje shiu, por java vijuese fillon me rënie të temperaturave dhe reshje bore, njofton Prishtina Weather.
Sot, temperaturat maksimalet të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius. Moti është kryesisht me vranësira. Pasdite priten edhe rrebeshe shiu, aty këtu edhe bubullima.
Të hënën sipas Prishtina Weather pritet ndryshim i situatës. Temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme, derisa reshjet e shiut deri në mbrëmje shndërrohen edhe në borë. Reshjet e borës mund të formojnë shtresë dëbore edhe përgjatë pjesëve të ulëta nga rrafshi i Kosovës. Ditën e martë me kthjellime, e të mërkurën reshje bore në mëngjes duke u përzier edhe me reshje shiu deri në mesditë.
11.12 – Kryesisht me vranësira. Pasdite priten edhe rrebeshe shiu, aty këtu të shoqëruara me ndonjë bubullimë.
12.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje shiu, që me rënie të temperaturës deri në mbrëmje shndërrohen edhe në reshje bore.
13.12 – Ngrica në mëngjes. Ditën më shumë diell.
14.12 – Reshje bore priten herët në mëngjes duke u përzier me shi. Ditën kryesisht me vranësira.