Multimiliarderi Elon Musk ka shitur 22 milionë aksione të tjera, në vlerë prej 3.58 miliardë dollarësh të prodhuesit të veturave elektrike, Tesla.
Aksionet janë shitur të hënën, martën dhe mërkurën, sipas një dosjeje të një rregullatori financiar amerikan, raporton BBC.
Kjo lëvizje bën që stoqet totale të shitura të Teslas, nga Musk në vitin e fundit të arrijnë në gati 40 miliardë dollarë.
Në fillim të javës, Musk humbi pozitën si personi më i pasur në botë.
Ai vazhdon të mbetet mbajtësi kryesor i aksioneve në Tesla me 13.4 përqind, sipas Refinitiv.