Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi në një postim në Facebook se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë ka marrë njohjen zyrtare nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore. Sipas tij, kjo arritje vjen pas përmbushjes së të gjitha standardeve të kërkuara nga Aleanca e Atlantikut të Veriut, raporton Katror.info.
Rama e cilësoi këtë si një zhvillim pozitiv për vendin, duke theksuar se përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në përmbushjen e kritereve ndërkombëtare në fushën e aviacionit./Katror.info