Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, më 11 mars (e martë) do ta vizitojë Kosovën, ka konfirmuar faqja zyrtare e aleancës veriatlantike të premten.
Rutte do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Sipas njoftimit, sekretari i NATO-s do të ketë konferencë për media me Osmanin rreth orës 15:00.
Veç liderëve të institucioneve të Kosovës, Rutte, i shoqëruar nga ambasadorët e vendeve anëtare të kësaj aleance, do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, ambasadorin e BE-së, Aivo Orav, shefin e EULEX-it, Giovanni Barbano e shefen e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.
Është kjo vizita e parë e Ruttes në Kosovë prej kur u emërua sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. /Katror.info
Përgatiti:
