Janë ndarë dy milionë euro për stadiumin e qytetit të Shtimes.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili theksoi se me këtë po e zbatojnë planin pesvjeçar për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit në gjithë vendin.

“Për futbollin dhe futbollistët e Shtimes kemi ndarë dy milionë euro për të ngritur në nivel profesional stadiumin e qytetit. Ky projekt i renovimit të tërësishëm dhe zgjerimit të stadiumit synon modernizimin e infrastrukturës së futbollit në këtë qytet”, shkroi Çeku në Facebook.
“Me vendosmëri po e zbatojmë planin tonë pesë vjeçar për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit në gjithë vendin”, shtoi ai. /Katror.info
Përgatiti:
