Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete buxhetore për tekstet shkollore në gjuhën shqipe, për nxënësit e shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Shuma që ekzekutivi ka ndarë është 254 mijë e 562 euro e 30 centë.
“Ndihma jonë për bashkëkombasit tanë është jo vetëm nevojë por edhe obligim i yni, që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë.
Kujtojmë se në vendin tonë tekstet shkollore ka tashmë e disa vite që ofrohen falas për nxënësit e shkollave të ulta dhe të mesme të ulta./Katror.info