Hapësirat e Tulltores do të rifunksionalizohen, ku do të ndërtohet Qendra e parë Kreative dhe Inovative e Ekonomisë së Gjelbër. Kështu njoftoi i pari i kryeqytetit, Përparim Rama nëpërmjet rrjeteve sociale.
‘Hapësirat e Tulltores po i rifunksionalizojmë, duke e krijuar Qendrën e parë Kreative dhe Inovative të Ekonomisë së Gjelbër, jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë Evropën Juglindore.
Kjo iniciativë do të realizohet nga organizata “Let’s Do it Peja”, në përkrahje të organizatave ndërkombëtare, prej të cilēs priten të krijohen qindra vende të reja pune për të rinjtë tanë kryeqytetas.
Për ta nis ekzekutimin e projektit, fillimisht, ramë dakord që ta centralizojmë zonën duke e kthyer në një park atraktiv dhe mbipopulluar me bimë autoktone, të cilat shumë prej tyre janë në zhdukje”, thuhet në njoftim.