katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen
    14 hours ago
    Qytetarët paralajmërohen: Kujdes nga SMS-të që pretendojnë pagesa gjobash në trafik
    14 hours ago
    Edhe këtë vit blerja e teksteve shkollore do të subvencionohet nga MASHTI
    15 hours ago
    Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
    17 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vazhdon Programi MCC për Kosovën – Lajm i shkëlqyeshëm nga SHBA
    13 hours ago
    Topliji zimski dani, niži računi: 100 porodica u Skenderaju koristi investiciju EU
    13 hours ago
    ANJF dhe ATRC nënshkruajnë marrëveshje për ofrimin e ndihmës juridike falas për qytetarët
    14 hours ago
    Warmer in the Winter, Lower Bills: 100 Families in Skenderaj Benefit from EU Investment
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ledia Xhoga në garë për “Booker 2025”, e dyta shqiptare pas Kadaresë
    15 hours ago
    Posta e Kosovës nderon regjisorin Bekim Lumi me pullë postare
    17 hours ago
    Dua Lipa ateron në Prishtinë, 72 orë para pushtimit të skenës
    20 hours ago
    Vlora Konushevci pjesë e Writing Program në Iowa
    20 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    3 days ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    3 days ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    5 days ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nuk keni përse e blini, ja si të përgatisni akullore me lajthi të pjekura dhe fruta pylli
    18 hours ago
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    4 days ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    3 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    5 days ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    6 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    1 week ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Në kuadër të dashurisë”, filmi që bëri bashkë rivalët e përbetuar, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“Në kuadër të dashurisë”, filmi që bëri bashkë rivalët e përbetuar, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin!

Last updated: 19/06/2023 9:55 PM
201 Shikime
Shpërndaje
Foto: Vov Magazine

Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri.

Megjithatë, ende asgjë nuk ishte konfirmuar nga vetë ata. E tashmë çdo gjë është bërë zyrtare. Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të jenë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

E nëse mendoni se keni pare çdo gjë nga Luizi dhe Olta kur ishin pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, na lini t’ju themi që gaboheni. Surprizat nuk do të kenë fund dhe fundja, e kush nuk do të ishte kuriozë që të shihte si çift ‘dy armiq të përbetuar’?!
Kjo marrëdhënie e çuditshme ‘dashuri-urrejtje’ vërtet që ka ngjallur mjaft kureshtje dhe interes tek publiku i gjerë gjatë kohës që ishin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kujtojmë këtu provën javore ku ndodhi dhe një puthje mes tyre dhe audienca ‘u çmend’. Kimia e tyre është e pamohueshme dhe të gjithë jemi gjithë sy e veshë për t’i pare ata si dy të dashuruar. E çuditshme por e vërtetë! Por deri në premierën e filmit, na lini t’ju japim një vështrim paraprak…
Një çift i martuar prej vitesh janë në buzë të ndarjes. E ndërsa gatisin letrat e divorcit, një ftesë i’u vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje. Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve. Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duke bërë të ri-mendojnë edhe njëherë gjithçka.

Mundesh me e lexu edhe…

Las Vegas do të presë shortin e Kupës së Botës 2026

Në role kryesore janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dy ndër personazhet më të komentuar prej disa muajsh tanimë. Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua në filmin që parashikohet të thyejë rekorde.
Olta Gixhari është një aktore e mirënjohur e skenës dhe kinematografisë shqiptare. Ajo ka lindur në Durrës më 8 korrik të vitit 1986. Ka luajtur në Teatrin Kombëtar ku disa nga shfaqjet e saj më të suksesshme kanë qenë: “Pamje nga ura” (2007), “Filumena Marturano” (2009), “Tri Motrat” (2016). Gjatë këtyre viteve ajo ka marrë mijëra duartrokitje të ngrohta nga publiku për interpretimet e saj të shkëlqyera. Por aktrimi nuk ka qenë dashuria e saj e parë pasi Olta në fëmijëri ka qenë pjesë e grupeve të kërcimit në Durrës, derisa e kuptoi që ishte e destinuar të aktronte. Edhe pse prindërit e saj nuk kanë qenë dakort kurrë që ajo të bëhej pjesë e botës artistike, Olta ndoqi zërin e mendjes dhe shpirtit të saj dhe nuk vazhdoi ekonomikun siç donte familja.
Ngjitja e parë serioze në skenën e Teatrit Kombëtar ka qenë kur ajo ishte ende në vitin e tretë të studimeve të larta. Në një nga provat e realizuara asaj kohe së bashku me profesor Timo Fllokon dhe regjisor Albert Mingën, Olta Gixhari arriti ta siguronte atë vend me talentin dhe punën e palodhur. Edhe pse dashuria e saj për teatrin ka qenë mjaft e madhe, aktorja kurrë nuk ka qëndruar e fokusuar plotësisht aty. Ajo është bërë pjesë edhe e botës kinematografike, ku mund të përmendim këtu disa filma të njohur si: “Pharmakon” (2012), “Amsterdam Express” (2014), “Love” (2021), “Bolero në vilën e pleqve” (2022).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E teksa u fokusuam në profesionin e saj, vlen të përmendim edhe faktin se ndër vite Olta Gixhari ka marrë pjesë në dalje të ndryshme televizive ku ka qenë prezantuese e reality show “Kafazi i Artë”, pjesë e spektaklit “Në 1 Javë” dhe së fundmi pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”. Aktorja arriti të qëndronte mbi 100 ditë e izoluar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por me vendimin e saj e ndërpreu garën. Edhe pse nuk ishte fituese, Olta ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shqipëtarëve me karakterin e saj të fortë dhe unik.

Luiz Ejlli ka lindur më 12 korrik 1985. Ai studioi në shkollën e mesme artistike “Prenk Jakova” në Shkodër për muzikë në intrumentin e fagotit. Në vitin 1995, ai fitoi çmimin më të mirë në “Festivalin e zërave të fëmijëve kombëtar” në Shkodër. Në vitin 1998, ai mori pjesë si solist në “Chorus repertoarit Gold”, në Shkodër.
Në edicionin e parë të shfaqes Ethet e të Premtes Mbrëma u spikat talenti i tij si këngëtar, i cili arriti në pesë më të mirët. Në edicionin e dytë të këtij spektakli, ai fitoi çmimin e parë. Në dhjetor 2004, Luiz Ejlli merr pjesë në Festivalin e 43-të në RTSH me këngën “Hëna dhe yjet dashurojnë.

Foto: Top CHannel

Një vit më vonë në 2005, Luizi merr pjesë në Festivalin e 44-të në RTSH me këngën “Zjarr e ftohtë” dhe fiton. Ai përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion 2006, por nuk arriti për të kaluar fazën e gjysmë-finales. Luiz Ejlli ishte i pari artist mashkull në garë i cili përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë me një këngë në gjuhën shqipe.
Në nëntor 2010, Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli marrin pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën “Sa E Shite Zemren”, ku u shpërblyen me çmimin e Kritikës. Më datë 14 shkurt 2023, Luiz Ejlli publikon videoklipin “Me Ty”. Kënga është kompozuar nga Elgit Doda dhe Luizi ia ka dalë që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” të krijojë një këngë dedikuar Kiara Titos, si një dhuratë për ditën e të dashuruarve. Vargjet dedikuar Kiarës, duke se përshkruajnë ndjesinë që këngëtari ka për moderatoren, me të cilën u njoh dhe u lidh në shtëpinë e famshme. Pas suksesit në “BBV”, ai do të fitonte të tjera suksese, këtë here në rikthimin e tij në muzikë, duke publikuar këngë të reja që paten një impakt të jashtëzakonshëm tek publiku. E tashmë ai po sfidon veten dhe në një tjetër fushë, atë të aktrimit.

Dhe titulli i këtij filmi është frymëzuar nga shprehja e tij e famshme brenda shtëpisë; “në kuadër të lojës”. “Në kuadër të dashurisë” do të nisë xhirimet këtë muaj në qytetin e Korçës. /Top Channel/ /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:bashkëpunimFilmLuiz Ejllinë kuadër të dashurisëOlta Gixharipeople

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Sparks of Light” triumfon në Bullgari, me rrëfimin frymëzues të Fahri Krasniqit
Artikulli i ardhshëm Si i ndërtoi vetes një djalosh 13-vjeçar një shtëpi prej vetëm 8 metrash katrorë!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Ledia Xhoga në garë për “Booker 2025”, e dyta shqiptare pas Kadaresë

20 Shikime
People

Posta e Kosovës nderon regjisorin Bekim Lumi me pullë postare

18 Shikime
People

Dua Lipa ateron në Prishtinë, 72 orë para pushtimit të skenës

28 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?