Shqipëria ka arritur nivelet më të larta për pjesëmarrjen e popullsisë si force punëtore. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave citojnë shifra në rritje të njerëzve të cilët janë në marrëdhënie pune apo janë duke kërkuar një punë, duke ulur kështu numrin e personave që janë ekonomikisht jo aktivë, përfshirë këtu studentët.
Sektori që ka kontribuar më shumë në rritjen e punësimit është ai i shërbimit, ndjekur nga bujqësia, ndërsa industria ka pësuar tkurrje.
Në total jane mbi 5 mijë të punësuar më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, gratë po marrin gjithmonë e më shumë pjesë në forcat e punës duke ngushtuar hendekun me burrat. Shkalla e punësimit për gratë u rrit me 2.6% më shumë se burrat në tre muajt e fundit. Punësimi sezonal në turizëm po ashtu ka ndikuar në rritjen e numrit të personave të cilet janë të përfshirë ne një marrëdhenie pune. /Katror.info
Përgatiti:
