Federata e Autosporteve të Kosovës, ka njoftuar se nesër do të mbahet gara ”Bongo Hill Climb Monsters 2023”, në Skardin të Kroacisë.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare në Facebook, pjesë e kësaj gare do të jenë: Gazmend Demolli, Përparim Dushi e Faton Rama.
”Gara më tepër është e karakterit të festivalit automobilistik, por që i tubon garuesit më të mirë nga Evropa, përfshirë kampionë e rekordmenë të njohur.
Në dy vozitjet e sotme, garuesit tanë patën paraqitje solide, por të gatshëm për nesër kur mbahet gara zyrtare”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, sipas këtij shkrimi, garuesit pritet të kenë rezultate të mira pavarësisht konkurrencës së fortë.
”Në një konkurrencë shumë të fortë, Gazmend Demolli me Radicall SR8 LM u rendit i gjashti në Grupin 7, Përparim Dushi me Opel Astra TCR i gjashti në Grupin 5 dhe Faton Rama i 13-ti në Grupin 4”, thuhet tutje në njoftim. /Katror.info
Përgatiti:
