Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se nga nesër, më 27 maj 2025, hapet afati për aplikim për Provimin Shtetëror të Maturës.
Aplikimi do të bëhet përmes platformës E-Kosova dhe do të jetë i hapur deri më 10 qershor 2025.
“Provimi i Maturës Shtetërore 2025 në Kosovë është planifikuar të mbahet më 21 qershor 2025, kurse rezultatet do të publikohen më 30.06.2025. Nxënësit që e kalojnë Provimin e Maturës do të mund të shkarkojnë certifikatën digjitale nga po e njëjta platformë”, thuhet në njoftim.
Sipas MAShTI-t, aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të realizohet në periudhën nga 1 deri më 11 qershor 2025.
Provimi i Maturës do të mbahet më 21 qershor 2025, ndërsa rezultatet pritet të publikohen më 30 qershor 2025. Të gjithë nxënësit që e kalojnë provimin do të mund ta shkarkojnë certifikatën digjitale përmes platformës E-Kosova.
Testi do të zhvillohet brenda një dite të vetme dhe do të përfshijë katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë me zgjedhje.
Secila lëndë përmban 25 pyetje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pyetjeve në 100. /Katror.info
Përgatiti:
