Netflix do të bëjë bujë këtë vit pasi shërbimi i transmetimit ka njoftuar se do të publikojë filmin më të shtrenjtë të vitit 2023.
Me vetëm një muaj të mbetur, Netflix po përgatitet të lëshojë një mori përmbajtjesh të reja këtë muaj, duke përfshirë filmin me buxhet prej 166 milionë dollarësh.
Bëhet fjalë për ‘Hënën Rebele’ të shumëpritur të Zack Snyder, të cilën platforma po e publikon pikërisht në kohën e Krishtlindjeve, përcjell Katror.info.
I ndarë në dy pjesë, pjesa e parë do të mbërrijë në ekranet e shikuesve më 22 dhjetor, ndërsa pjesa e dytë, The Scargiver, parashikohet të dalë në prill të vitit 2024.
Dhe Vanity Fair ka vlerësuar se projekti ka një buxhet prej 166 milionë dollarësh, duke e bërë atë filmin më të shtrenjtë të vitit të Netflix. /Katror.info
Përgatiti:
